81 vite burg së bashku për katër ish-krerët e UÇK-së që prisnin prej vitesh gjykimin në Hagë, bënë që kjo e sotmja të përshkruhej “si një ditë e zezë për Kosovën”.

Gati 6 vite nga arrestimi, Dhomat e Specializuara dhanë një vendim mjaft të rëndë të shkallës së parë, me Hashim Thacin dhe Jakup Krasniqin të dënuar me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite heqje lirie.

Pas shpalljes së vendimit janë shënuar edhe tensione jashtë gjykatës.

Qytetarë të mbledhur në Hagë kanë goditur një automjet të policisë, ndërsa situata ka vijuar me tensione.

Gjithashtu policia holandeze ka arrestuar mbështetës së krerëve të UÇK-së.