Bashkimi Evropian ka ftuar Kanadanë të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e unionit, në një propozim të bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, në prani të kryeministrit kanadez Mark Carney, von der Leyen tha se BE-ja dhe Kanadaja ndajnë vlera demokratike dhe qëndrime të përbashkëta për një sërë çështjesh, përfshirë inteligjencën artificiale, klimën, luftën në Ukrainë dhe zhvillimet gjeopolitike.

Ne duam ta çojmë marrëdhënien me Kanadanë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ne duhet të riimagjinojmë urgjentisht partneritetet tona. Prandaj, do të doja të punoja me ju për të hapur derën që Kanadaja të jetë anëtarja e parë e asociuar e BE-së”, deklaroi von der Leyen.

Kryeministri Mark Carney, i cili pritet t’i drejtohet Parlamentit Evropian të enjten, ka bërë thirrje më herët për krijimin e një “aleance unike” me BE-në.

Kjo nismë vjen në një kohë kur Kanadaja po kërkon të reduktojë varësinë e saj nga tregtia me Shtetet e Bashkuara.