Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak momente më parë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës.

Mësohet se një person rreth të 50-tave ka mbetur i plagosur në dorë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Pas krimit autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të plagosjes, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në vijim.