Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, për të cilin Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se zhduku shishet e shtrenjta të verës që u sekuestruan nga SPAK në vilën e Ergys Agasit në dhjetor të vitit 2025.

Eno Agasi u arrestua te Kodra e Diellit, teksa po lëvizte me automjet. Ai dyshohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Pengimi i zbulimit të së vërtetës”.

Koleksioni i verës, me vlerë qindra mijëra euro, ishte sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.