Durrësi u përfshi këtë të mërkurë nga spektakli i eklipsit të pjesshëm të Diellit. Fenomeni u vërejt në orët e mbrëmjes, teksa Hëna mbuloi për pak minuta një pjesë të diskut diellor.

Nga qyteti bregdetar, eklipsi u dallua në drejtim të perëndimit, duke krijuar një pamje të veçantë në qiell, pak para se Dielli të zhdukej në horizont.

Fenomeni u shfaq rreth orës 19:41 dhe përfundoi pak minuta më vonë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vëzhguesve të qiellit në Durrës.