Pas informacioneve të siguruara nga policia, 25-vjeçari me iniciale R.B. është arrestuar pasi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit policor në banesën tjetër të tij në fshatin Fullqet të Burrelit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

25-vjeçari, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.