DurrësLajm” publikoi këtë të mërkurë lajmin, se rreth 2500 familje që trajtoheshin me bonus qiraje në Durrës deri në mars 2023 fatkeqësisht nuk do t’i marrin më paratë që qeveria Rama u premtoi.

Për këtë ka reaguar pak më parë kreu i degës lokale të PD në Durrës, Jonuz Myshketa, i cili thotë se “Partia Demokratike do kërkojë një shpjegim publik të bashkisë për situatën e rënduar”.

Postimi i plotë:

Prej mese 1 viti qe banorët nuk marrin bonusin e qirase duke u detyruar te kthehen ne banesat e tyre ende te paperfunduara e ne rastin me te keq ne ato banesa ku ende nuk eshte ngulur nje gozhde ne lajmin me poshte behet e qarte qe qeveria dhe deputeti kryeminister I qarkut te Durresit Edi Rama I ka braktisur tash e nje vit me pare banoret durrsak.😡😡😡

Qartazi ne shkresen per informacion qe bashkia Durres me dt 5.12.2023.i kthen pergjigje subjektit te interesuar qe kjo e fundit pra bashkia eshte vene ne dijeni me dt 30 mars 2023 qe bonusi I qirase per banoret qe enden rrugeve nuk do jepet.

Kuptoj qarte qe dhenia e bonusit eshte nje obligim I qeverise e cila enkas per rastin e fatkeqesise natyrore termetit te nentorit 2019 ngriti Mininstrine e Rindertimit me ministrin e kohes benianimin e deputetit kryeminister sot ne arrati e denoncues kryesor I aferave te qeverise z. Ahmetaj, e cila perfitoi afro 1.2 Miliard euro nga vendet Mike ne mbare boten, ku haptazi ngre duart nga qielli duke I lene banoret ne meshire te fatit e duke I bere te jene te eskpozuar ne risqet per jeten ne banesat e pabanueshme ds4, ds5.

Bashkia duke qene ne dijeni te situates qe prej nje viti tashme nuk ka marre asnje mase ne lidhje me informimin e qytetareve ne lidhje me gjendjen ku ndodheshin, por eshte artikuluar prej saj qe jane ne pritje te parave nga ministria e financave.😡😡😡

Buxheti I bashikse Durres , produkt I taksave te qytetareve duhet te shkoje per ndertime parqesh, shkollash, ambiente rikreative per moshat e treta e njerezit me aftesi ndryshe sic dhe kemi kerkuar e jo te mbylle gropat thithese te qeverise qe me makuterine e saj, korrupsionin galopant rendon cdo dite, cdo ore, cdo sekond xhepat dhe jetet e qytetareve.

Kuptoj barren fiscale te rende per xhepat e qytetareve durrsake dhe buxhetit te limituar te bashkise, por nuk mundet kurrsesi te pranoj asesi mungesen e transaparences te bashkise ne lidhje me dijenine e saj per mos shperndarjen me te bonusit te qirase dhe nga ana tjeter mos marrjen e asnje mase emergjente per 2500 familjet te cilat jane ne meshire te fatit.

Partia Demokratike do kerkoje nje shpjegim publik te bashkise per situaten e renduar.