KORCË- Rudina Iljazi, 28-vjecarja e cila para dy ditësh u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj, në një intervistë për News24, kërkon që burri Olsi Iljazi të mos lirohet, pavarësisht pendesës së këtij të fundit. 

28-vjecarja shtatzënë, e shtruar në spitalin e Korcës, duke kujtuar momentet kritike që ka kaluar rrëfen se ende nuk i besohet se si është ende gjallë. 

Rudina, 4 –muajshe shtazënë bën me dije se gjëndja e saj dhe e fëmijës është e mirë, ndërkohë që nuk do të kujtojë asgjë nga gjtihë historia e hidhur që i ka ndodhur. 

Pendesa, burri tenton të vetëvritet në burg

Olsi Iljazi, 34-vjeç, i cili dhunoi gruan duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin makabër, me pretendimin se ajo nuk i donte nënën, dje tentoi të vetëvritet, duke përplasur kokën pas murit, teksa pas aktit u ka rrëfyer policëve se është penduar për atë çka i ka shkaktuar bashkëshortes dhe fëmijës së tij. 

Burime nga Komisariati i qytetit juglindor njoftuan se 34-vjeçari, Olsi Iljazi ka qëlluar disa herë me kokë, murin e dhomës ku qëndronte në paraburgim, ndërkohë që ka qenë ndërhyrja e shpejtë e oficerëve të sigurisë që e ka parandaluar. 

Nëna e 28-vjeçares: Vajzën e gjeta të mbuluar në gjak 

Më gënjeu mizerja dhe më dërgoi në farmaci. Bëri sikur kishte dhembje barku dhe më dërgoi t'i blija një ilaç. Kur u ktheva në shtëpi e gjeta dhëndrin duke rrahur me dru vajzën time. Ajo ishte mbuluar në gjak. U përpoqa që ta ndaloja, por ai më goditi dhe mua në duar dhe në kokë". Kështu deklaroi dje nëna e Rudina Iljazit. E terrorizuar nga ngja 

E terrorizuar nga ngjarja, Flora Bardhi pohoi se shteti duhet të dënojë burrin e vajzës së saj, Olsi Iljazi. "Nëse shteti do të na vrasë, le ta lirojë", tha nëna e 28-vjeçares së masakruar për GSH. 

Ngjarja 

28-vjeçarja Rudina Iljazi në muajin e katërt të shtatzanisë është rrahur dhe goditur barbarisht nga bashkëshorti i saj me mjete të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit juglindor, në banesën e prindërve të vajzës, ku ajo strehohej prej pesë ditësh pas një konflikti me familjen e burrit. Sipas të dhënave të policisë lokale, 28-vjeçarja Rudina Iljazi është goditur me sende të forta në kokë, më pas është dërguar me urgjencë nga fqinjët në spitalin rajonal, ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, ndërsa mësohet se foshnja është në gjendje të mirë.