33-vjeçari përshkon Antarktidën në këmbë
Pa asnjë mbështetje, i vetëm, me skitë në krah dhe në çantë plot me pajisjet e duhura me peshë 180 kilogramë, Colin O’Brady ka përshkuar në këmbë të gjithë Antarktidën. 33-vjeçarit amerikan iu deshën 54 ditë për 1600 kilometra, duke sfiduar temperaturat ekstremisht të ftohta. O’Brady ka dokumentuar gjithçka në llogarinë e tij në Instagram.
Por kjo sfidë nuk vjen rastësisht. Ish-atleti kishte kohë që përgatitej për t’u bërë njeriu i parë që përshkon kontinentin e bardhë me moton asgjë nuk është e pamundur.
Udhëtimi nisi më 3 Nëntor, dhe Colin nuk iste vetëm. Shoku i tij në këtë aventurë, Louis Rudd 49 vjeç, po ndjek një tjetër rrugë dhe ende nuk ka mbaruar itinerarin e tij.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident tragjik në Suharekë, humb jetën 29-vjeçarja
Sërish përpjekje për t’u futur në Ceuta, policia marokene arreston më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm
324 kg drogë kapen në Selanik, lënda narkotike u nis nga Shqipëria
Mesazh emocionues për Gjimshitin, tifozët e Atalantës përshëndesin kapitenin shqiptar: Përulësi, djersë dhe sakrificë





