Berat Gjimshiti është larguar nga Atalanta pas një dekade në radhët e klubit italian, duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku është bërë pjesë e Al Dirijah.
Futbollisti ka nisur punën me klubin e tij të ri dhe nuk ka mundur t’u japë lamtumirën tifozëve të Atalantës para se të largohej, pasi është nisur menjëherë drejt Lindjes së Mesme për të përgatitur debutimin e tij në kampionat.
Megjithatë, tifozët e Atalantës nuk e kanë harruar mbrojtësin, i cili ka qenë një nga kapitenët e skuadrës. Në miqësoren e së premtes ndaj Atletik Bilbaos, ata shpalosën një mesazh të madh kushtuar pikërisht Gjimshitit.
“Nga mbijetesa jonë te kupa në Dublin. Përulësi, djersë dhe sakrificë si bergamask i vërtetë… si atalantin i vërtetë. Faleminderit, Berat!”, shkruhej në parullën e hapur nga tifozët e Atalantës.







