Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 8 tw vdekur nga Covi-19 gjatë ditës së sotme në Infektiv. Viktima më e re e këtyre 24 orëve të fundit është një 33-vjeçare nga Tirana.

E reja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës down.

Mutacioni “Delta” ka rritur ndjeshëm rastet e reja në vendin tonë, ndërsa është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. Ministria e Shëndetësisë ka bërë vazhdimisht thirrje për vaksinimin e qytetarëve, si forma më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. /abcnews.al