POGRADEC– Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen makabër të 38- vjeçarit, Erjon Ibi, në fshatin Cërravë të qytetit të Pogradecit. Sherri duket se ka nisur për arsye krej banele, për një shikim.

Sipas policisë autori është konfliktuar me viktimën në ambientet e një lokali. 19 vjeçari Xhensil Lipo mësohet se i ka thënë 38- vjeçarit se pse është duke e parë shtrembër.

Më pas autori i krimit e ka ndjekur 38- vjeçarin gjatë kthimit në shtëpi, ku në një arë e ka masakruar atë me gurë duke e lënë të vdekur, dhe më pas e ka hedhur në një kanal.

Viktima eshte identifikuar si Erjon Ibi, 38 vjeç, banues në Cërravë, baba i dy vajzave, ndërkohë autori i dyshuar i krimit është banues në fshatin Leshnicë-Pogradec.