Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi nuk pranoi të justifikonte humbjen e thellë të skuadrës së tij 4-0 ndaj Kukësit në javën e 15-ë të kampionatit.Pavarësisht, kontestimeve të gjykimit në rastin e dy penalltive në favorin e Kukësit, Shkëmbi e ngarkoi me përgjegjësi lojtarët, të cilët nuk arritën të shfrytëzonin saktë rastet përpara portës kundërshtare.
“Nxjerrjen e sulmuesit e bëra se isha i pakënaqur me lojën e tij, nuk bëri detyrat si duhej. E pyeta arbitrin: ‘Si është rregulli kur topi kap kokën pastaj shkon te dora, a quhet penallti?’ Kaq, nuk ka problem.
Arbitri i katërt m’u përgjij se nëse topi kap kokën e lojtarit nuk quhet penallti.
Çfarë të them? Janë gjëra që duken.
Për të qenë i sinqertë, nuk merrem me arbitrat dhe nuk do të merrem asnjëherë. Po them diçka, më vjen keq për lojtarët, kishim mungesa nuk na duhej ky dygolëshi i parë kaq i shpejtë. Kishim dhe ne problemet tona, nuk duhej të justifikoheshim.
Do të ishte gol model. Nuk është problemi i dy penalltive, por te çështja jonë. Pjesën e parë ishte Lorenca Vila mund të shënonte ballë për ballë me portierin. Merita ka dhe Kukësi, që ka një ekip me shumë cilësi’’, mbylli deklaratën e tij tekniku i Teutës Bledi Shkëmbi.





