Me mall për Florin” titullohet kënga që një prej shokëve i ka dedikuar 17-vjeçarit që u nda nga jeta pak ditë më parë në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”.
Dejvi Preni, një nga shokët e ngushtë të Flori Saraçit i ka dedikuar atij një këngë, ku shpreh dhimbjen jo vetëm të tij por të të gjithë shkollës për ndarjen para kohe nga jeta të 17-vjeçarit.
Saraçi ishte në orēn e fiskulturës, kur u ndje keq dhe pavarësisht se u shoqërua me ambulancë për në spitalin rajonal nuk mundi të mbijetonte.
Ai u përcoll të shtunën e javës së kaluar pêr në banesën e fundit mes pikëllimit dhe dhimbjes së thellë të familjarëve, shokëve të shkollës, stafit pedagogjik etj.
Në reagimin në rrjete sociale, shkolla e mesme Gjergj Kastrioti” e përshkruan këtë humbje si një nga ato lajme që nuk duhet të vijnë kurrë, ndërsa theksoi boshllëkun e madh që ka lënë pas i riu në komunitetin shkollor.
“Një jetë kaq e re, plot ëndrra, buzëqeshje dhe shpresë, u ndërpre në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat tona. Sot, shkolla jonë u bë më e heshtur… bankat u bënë më të ftohta… dhe mungesa e Florit u ndje në çdo cep”, thuhej në reagim.
“Me mall për Florin”/ Shoku i dedikon këngë 17-vjeçarit që humbi jetën në Durrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Jurgen Klopp te Gjermania, zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Kurti hedh hapin e parë për zhbllokimin e ngërçit politik, fton në takim drejtuesit e partive opozitare
“Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren”, Hita: Është pezulluar efektivi në Fier
Kryeministri Rama takon Presidentin Erdoğan në Ankara pas Samitit të NATO-s





