Zlatan Ibrahimovic feston sot 41-vjetorin e lindjes.

Sulmuesi suedez vazhdon rikuperimin e pësuar në muajin maj, ndërkohë që të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në ditën e lindjes.

Mes tyre edhe ai i Milanit, klub të cilin e “ringjalli” me rikthimin e tij në Milanello në janarin e vitit 2020. “Nuk ka më lojtarë të tillë.

Me një fjalë: unik. Paç një ditëlindje hyjnore”, shkruajnë kampionët e Italisë.Ibra vazhdon të punojë fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë dhe për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët rikthehen të mërkurën në fushë për duelin vendimtar ndaj Chelsea në Champions League.