Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Borgo San Dalmazzo-s në provincën e Kuneo-s të akuzuar për grabitjen e rreth 48 banesave.

N. E. 31 vjeç dhe X. A. 27 vjeç u arrestuan si anëtarë të një bande grabitësish.

Gjatë muajve të fundit, kjo bandë kishte kryer rreth 48 grabitje në provincat e Cuneo, Aosta, Torino e Imperia, shkruajnë mediet italiane.

Sipas autoriteteve, dy shtetasit shqiptarë kishin një rol të rëndësishëm brenda kësaj organizate.

Ditë më parë 15 anëtarë të tjerë të kësaj bande janë arrestuar nga policia italiane.