Pesë turistë nga Çekia humbën rrugën gjatë eksplorimit të një zone turistike në Pogradec.

Shtetasit e huaj po udhëtonin me mjete motorike në Jollë, kur kanë humbur orientimin. Ata janë ndihmuar nga policia, ndërsa mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Pogradecit u vjen në ndihmë 5 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën, duke eksploruar zonën e Jollës.

Ditën e sotme, një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan,

5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.