Një 22-vjecar shqiptar u ndalua në Itali, ku sipas autoriteteve fqinje, po planifikonte një atentat në qendrën tregtare Adigeo të Veronës.
“Corriere del Veneto”, shkruan: “Kriptovaluta, luftëtarë në Siri dhe një pozicion strategjik në portat e Europës: Kur mendojmë për terrorizmin xhihadist të të shtënave me armë në ambiente publike, bombave në metro dhe sulmeve me thikë nëpër ura, që gjatë dekadës së fundit kanë tronditur disa kryeqytete europiane- lidhja me Shqipërinë nuk është aspak e para gjë që të vjen në mendje,”
“Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë radikalizimi shqiptar”, thotë për gazetën italiane ish-profesori i Sociologjisë në Universitetin e Padovës, Vincenzo Pace. “Islami shqiptar është i organizuar në vëllazëri sufiste, i lidhur me folklorin dhe tradita të imponuara nga Perandoria Osmane.
Sips shtypit italian, pikërisht radikalizimi online kishte ndodhur me 22-vjecarin, që kishte kërkuar materiale dhe informacione për prodhim bombash artizanale e kishte hapur një llogari bankare për të kaluar fonde. I riu u arrestua në aeroportin e Trevisos më 10 gusht, sapo mbërriti nga Tirana me prindërit, dhe më pas u dëbua nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare. Hetimet zbuluan gjithashtu se ai komunikonte me persona të lidhur me fondamentalizmin islamik dhe kishte menduar të shkonte në territore të kontrolluara nga ISIS.





