Është e pabesueshme se si një ekip si Bayer Leverkusen, pa asnjë objektiv prej kohësh në Bundesligë, të ruajë të njëjtin ritëm. “Aspirinat” nuk bëjnë asnjë kompromis, thyejnë edhe Bochum me rezultatin e thellë 5-0 në transfertë duke e dërguar në 50 numrin e ndeshje pa pësuar humbje. Është e vështirë të mendosh që ky rekord i tyre do të thyhet për një kohë të shkurtër. Kjo ishte një ndeshje që u ndikua ndjeshëm edhe nga kartoni i kuq që vendasit morën që në minutën e 15-të.

Partick Schick dhe Boniface realizuan për Leverkusen në pjesën e parë e parë. Në të dytën, Adli, Stanisic dhe Grimaldo realizuan edhe tri herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-0. Një fitore të pastër siguroi edhe Bayern Munich në “Allianz Arena” përballë Wolfsburg. Thomas Thucel kishte bërë një rotacion të ndjeshëm, por bavarezët zgjidhën gjithçka brenda 13 minutash falë golave të Zvonarek dhe Leon Goretzka.