12 gusht 2013- Prengë Doda, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Mërçi të Lezhës,është vrarë nga i biri aksidentalisht dhe jo nga grabitësit siç u dyshua në fillim.Mësohet se 23 vjeçari dhe i ati kishin dalë në kërkim të bagëtive pasi dyshonin se i kishin vjedhur, kohë në të cilën ka ndodhur dhe vrasja aksidentale. Të dy kanë dalë nga stani të armatosur të pozicionuar në dy kënde të ndryshme, ndërsa në një moment kanë shkrepur armët dhe plumbat e armës së 23 vjecarit kane kapur aksidentalisht babain e tij, për shkak të errësirës. Fillimisht u deklarua se 55-vjecari ishte vrarë nga grabitësit, por dëshmia në polici e djalit të tij, ka ndryshuar gjithë rrjedhën e ngjarjeve. Ende nuk është identifikuar asnjë prej grabitësve që mundën të vidhnin në stan.
55 vjeçari në Lezhë, u vra aksidentalisht nga i biri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përmbytja dhe rrëshqitja masive në Nepal, rëndohet bilanci nga katastrofa, rreth 750 të vdekur dhe mijëra të zhdukur
Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë me fëmijën e tyre në të njëjtin shtrat
Vodhi Audin Q5, italiani përplaset me disa makina gjatë arratisjes, arrestohet nga policia! Një efektiv mbeti i plagosur
Dhunimi i 18-vjeçarit në Golem/ Xhaxhai u nis për hakmarrje me kallashnikov, hoteli jep versionin e tij





