Mes lotësh gëzimi, që kanë ardhur si rezultat i nderimit të bërë nga të gjithë, miq, shokë, familjarë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, mes emocioneve të shumta të përjetuara brenda një dite, në 70-vjetorin e lindjes së tij, surprizat kanë qënë të panumërta për Nustret Rekën.

Reka, një nga korifejtë e basketbollit durrsak, mbushi 70 vjeç në një ceremoni, e cila do të mbahet mend gjatë jo vetëm prej tij, por prej shumë të ftuarvve e pjesëmarrësve në të.

Mjeshtër Sporti, basketbollist kampion i të rinjve te qytetit bregdetar, basketbollist i ekipit te parë të Lokomotivës dhe i Studentit, pjesëtar i ekipit kombëtar, ai u nderua me shume çmime gjatë karrierës së tij të gjatë në sportin e basketbollit.

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, në ceremoni u bënë bashkë breza basketbollistësh, sportistë te disiplinave të tjera, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar, Federatës se Basketbollit, Klubit Teuta, klubit Goga basket, shoqatës Durrësi etj.

Bashkia e Durrsit i akordoi titullin “Mirënjohja e Qytetit” Nustret Rekës.

Ndërsa autoritetet sportive që ishin të pranishëm në këtë takim i dhanë Nustret Rekës një “Fletë Mirënjohjeje”, ndërsa klubi Teuta i dhuroi fanellën me numër 5, fanellë, të cilën Nusreti e mbajti për gati dy dekada si sportist.  

Kush është Nustret Reka

Nustret Reka lindi me 21 shkurt te vitit 1947. Qe 11 vjec aktivizohet me ekipet e basketbollit te moshave, ku spikati talenti i tij dhe shume shpejt behet pjesëtar i ekipit te te rinjve te Lokomotives, me te cilet doli disa here kampion. Ne moshen 15-vjeçare ai luan me ekipin e pare durrsak duke qene nga lojtaret me rezultative.  Loja e tij inteligjente, sjellja prej intelektuali edhe ne fushe portretizojne Nustret Reken si sportist. Ai luajti dhe per Studentin per 4 vite gjate kohes qe studjonte ne universitet, duke qene titullar i ketij ekipi. Nustret Reka grumbullohet dhe me ekipin kombetar te basketbollit krahas mjeshtrave Vaso Shaka Agim Fagu, Ilir Trebicka, Piro Koleka, etj me te cilet zhvilloi shume takime nderkombetare. Per 18 vite rradhazi ai luajti basketbollin dhe me pas u be dhe trajner i ekipit te pare te qytetit te tij Durresit, qe ne krizen e tij e kaloi nga kategoria e dyte ne te paren.

Vlen per tu theksuar se ne dekada familja Reka ka nxjerre mjaft sportiste cilesore e mjeshtra sporti qe nga  vellai i tij Agron Reka, kampion per disa vite ne pingpong, Lumturi e Flutra Reka motrat e Nustretit, volejbolliste e basketbolliste te ekipeve tona kombetare etj.        

K.H.