Një agjente imobiliare ka deklaruar në emisionin e moderatorit Ronaldo Sharka se “deri më tani prona me vlerën më të madhe që kam shitur është 700 mijë euro. Ka qenë një pronë në zonën e Durrësit, në bregdet. Ka qenë një kat komplet i një pallati, një penthouse.

E bukura është se ajo ishte shitja ime e parë si agjente imobiliare. Unë vetë mora më pak se 20 mijë euro”,– deklaroi agjentja imobiliare.