Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic, në prani të rreth 50 të mbijetuarve dhe 54 delegacioneve ndërkombëtare, në mesin e të cilëve edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi Aushvic, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.
Kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau u bë simbol i gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste kundër 6 milionë hebrenjve evropianë, një milion prej të cilëve vdiqën midis viteve 1940-1945, së bashku me më shumë se 100.000 persona të tjerë jo hebrenj.
Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar përsëritjen e tmerreve të tilla.