Një lëkundje sizmike ka tronditur pasditen e sotme zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 16:28 dhe u ndje në disa zona të qytetit.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjes ka qenë rreth 4 kilometra në juglindje të Elbasanit, afërsisht 37 kilometra në juglindje të Tiranës.

Tërmeti është regjistruar në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E, me një thellësi vatrore prej rreth 10 kilometrash.

Lëkundja është ndjerë menjëherë nga banorët, ndërsa në disa zona ka shkaktuar momente paniku.

Nga informacionet paraprake të autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencës civile nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.