Nga sheshi i ditës së 63-të të protestës popullore dhe kombëtare në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ra në sy pjesëmarrja e madhe e Diasporës.

Shumë emigrantë kishin ardhur nga të gjitha vendet e botës. Një prej tyre, i ardhur nga Anglia, bëri edhe një denoncim të veçantë për kreun e grupit të PS, Taulant Balla, duke thënë se gjatë një vizite në Londër prenotoi hotelin më të mirë, 3 mijë euro nata me të gjithë truprojat. Ai ngriti pyetjet se ku i gjente paratë ligjvënësi?

“Vjen Taulant Balla vjen në Londër me 20 badigardë dhe zë hotelin më të shtrenjtë atje, ku u gjejnë paratë, ku i marrin ato? Deputeti ne Londër ka vetëm një makinë qe bën 3500 paund. Taulanti me 20 badigardë rri ne hotel 3 mije euro nata! Ku i gjejne parate keta?!”, denoncoi ai.

Emigranti tha se atyre u duhet shumë të punojnë për të bërë jetë normale, kurse në Shqipëri nuk ka as kushte, as ujë, as drita dhe as ilaçe e spitale. Këto të fundit i ngjajnë tualeteve.

“Si do futesh në Evropë me këtë gjendje të vendit apo të spitaleve. S’ke ujë, s’ke drita dhe ilaçe. Spitalet këtu janë si tualete, ku krahasohen me atë të Londrës”, tha ai mes të tjerash.