Abissnet Superiore ka mbyllur javën e parë me rezultate mjaft interesante, ndërsa do të kthehet përsëri në fundjavë me sfidat e javës së dytë të saj.

Ndeshjet fillojnë të shtunën, me duelin  mes Partizanit dhe Laçit si dhe një sfidë shumë të ndezur mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Të dielën ka në program vetëm një ndeshje, atë mes Teutës dhe Tiranës, e cila luhet në orën 21:00.

Ndërkohë, java mbyllet të hënën me sfidat e skuadrave që janë të përfshira në play-off të kompeticioneve europiane. Fillimisht do të luhet ndeshja Vora-Egnatia, ndërsa më pas zhvillohet edhe sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Dinamos.