Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin Drini i Zi. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Dibrës, i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

“Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër,  shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.