SHKODER– 9 vite më parë ndodhi tragjedia, e njohur si tragjedia e "9 Janarit", ku humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë rezultojnë akoma të zhdukur. Tragjedia ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës.

Lena Grisha në 9-vjetorin e tragjedisë së “9 Janarit” ku humbi jetën dhe vëllai i saj Marash Grisha, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë helm. Lajmin e ka konfirmua kryetari i shoqatës “9 janari”, Nikoll Mëhillaj, sipas të cilit 22-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund jetës në banesën e saj në Lezhë.

Në këtë përvjetor, të afërm të viktimave dhe familjarë të tyre kërkojnë që të vendoset drejtësia, që sipas tyre fshihet pas funksionarëve të lartë të shtetit. 

“Kërkojmë që në Shqipëri t’i hapet rrugë drejtësisë, me qëllim që funksionarët e lartë të shtetit të jenë të hutueshëm, të vihen përpara drejtësisë. Kjo është e vetmja rrugë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, tha një nga familjarët e viktimave, duke i kërkuar kryeministrit Berisha, i cili në krye të herës në vitin 2004, kur ishte në opozitë u kishte dalë garant duke u thënë se do të bëhej avokat mbrojtës i tyre në zbardhjen e tragjedisë dhe vënies para ligjit të shkaktarëve të saj.