Vijon të përkeqësohet bilanci i të prekurve me CoVid-19 në Shqipëri.
Në qytetin e Pukës janë shënuar dy persona të prekur me Covid-19. Konkretisht bashkëshortja dhe vajza e një pacienti, i cili u zbulua se ishte i prekur në spitalin e Shkodrës gjatë ditës së djeshme. Ky i fundit edhe pse fillimisht tampon e kishte nxjerrë të pa infektuar një analizë e dytë me skaner ka zbuluar virusin. Në këto kushte mjekët që i kanë shërbyer u janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se mund të jenë prekur.
Ndërkohë në të gjithë vendin ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 174 qytetarë.





