Mbi 10 mijë shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit.
Më 21 gusht 2026, shërbimet e PKK Kakavijë përpunuan gjithsej 10.893 shtetas në hyrje-dalje.
Nga këta, 4.219 shtetas u regjistruan në hyrje të territorit të Shqipërisë, ndërsa 6.674 në dalje.
Gjatë së njëjtës ditë u përpunuan edhe 3.183 mjete, nga të cilat 1.264 në hyrje dhe 1.919 në dalje.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë për qëllime turistike 541 shtetas.





