Dhjetëra banorë të komunitetit rom në Durrës kanë dale sot në protestë, pasi siç shprehen ata, nuk kanë asnjë mundësi mbijetese gjatë ditëve që duhet të rrinë në izolim për shkak të koronavirusit.

Banorët thonë se e vetmja mundësi e tyre për të blerë ushqime ka qenë mbledhja e materialeve të riciklueshme nga koshat e mbeturinave, por tani në kushtet e karantinës ata nuk lejohen.

Në zonën ku ata banojnë në Nish Tulla, prej 5 ditësh vjen një furgon që shpërndan një sasi të kufizuar buke falas për banorët në fjalë, të cilët ankohen se nuk kanë marë asnjë ndihmë në ushqime nga bashkia.

Ndërkaq burime nga bashkia e qytetit kanë bërë të ditur se janë shpërndarë ndihma ushqimore për komunitetin rom, madje edhe nga shoqata humanitare që ushtrojnë aktivitetin në raste të tilla.