Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë përmes një postimi në Facebook lajmin e mirë se numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka shkuar ne 17.
Mesohet se mes 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv. LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm. #VETËMBashkëMundT’iaDalim.”, shkruan ministrja.





