Koronavirusi nuk ka vendosur në izolim vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiake, që janë të destinuar të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, një grua e moshuar në kryeqytetin serb, Beograd, ka gjetur një mënyrë epike për të “nxjerrë” shtëtitje qenin e saj.
Ajo varet nga ballkoni i apartamentit, në të cilën ndodhet, që është në katin e dytë të një pallati dhe me anë të një litari zbret në tokë ngadalë kafshën. Pasi qeni shëtit për disa çaste, ajo shihet teksa e ngre përsëri lart. Video, e filmuar nga banorët e zonës, u bë menjëherë virale në rrjet dhe në drejtim të saj vërshuan mijëra komente dhe pëlqime, raporton Daily Mail.





