Gjendet një person i asfiksuar në lokalet në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17.30.

Policia është vënë në lëvizje pas një telefonate që është bërë në sallën operative. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë ambulanca dhe policia.

Gjithashtu, në vendngjarje kanë qenë edhe forca ushtarake që patrullojnë në rrugët e Durrësit gjatë ndalimqarkullimit.

Mjekët kanë hyrë në zonën e njoftuar dhe kanë vendosur mbi barrelë personin, që kishte humbur ndjenjat dhe e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit, te shoqëruar edhe nga mjete të policisë.