Koronavirusi ka prekur edhe prokurorinë e Shkodrës. Prefekti i Shkodrës ka njoftuar se një Oficer i Policisë Gjyqësore ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Mësohet se OPGJ është infektuar nga një person, dosjen e të cilit po e hetonte.

OPGJ dhe personi që e ka infektuar janë të dy të vetëkarantinuar dhe po ndiqen nga mjekja e Infektivit.

Në të tilla kushte, Prefekti njofton të gjithë punonjësit e Prokurorisë Shkodër të marrin masa për vetëkarantimin deri me datë 30 mars 2020, ditë e hënë.

Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretarët e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngushtme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse, ndërsa të tjerët vetëm për veprime të ngutshme.