Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka kushtuar një status në rrjete sociale, bashkëqytetarit të tij, Nebiut 43-vjeçar që humbi jetën një ditë më parë nga koronavirusi, në Spitalin Infektiv në QSUT.
Sipas drejtorit Daiu, Nebiu ishte një djalë i qeshur e me zemër të madhe dhe kishte pajisur kohët e fundit pediatrinë e spitalit me perde, dyshekë, kondicionerë etj.
“Per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe. shpirti yt qofte i xhehnetit”,– shkruan drejtori i spitalit të Kavajës.
43-vjeçari u nda ditën e hënë nga jeta duke u bërë pacienti i katërt që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë dhe njëkohësisht pacienti me moshën më të re. Sipas mjekëve, ai nuk vuante nga asnjë patologji, përveçse ishte obez.
Postimi i plotë:






