Ish-producenti i Hollivud, Harvey Weinstein ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe ndodhet në izolim brenda burgut.
Weinstein dyshohet se e mori koronavirusin nga dy të burgosur të tjerë të cilët rezultuan pozitivë të dielën.
Ai u dënua muajin e kaluar me 23 vite burg për përdhunim dhe sulme seksuale.
Ai u shpall fajtor për akt seksual kriminal ndaj ndihmëses së produksionit Miriam Haley në 2006 si dhe aktores Jessica Mann në 2013.





