Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme. Sipas ministres, edhe pacienti 0 është drejt shërimit, pasi testi i tij ka dalë negativ.

“Një tjetër lajm i mirë

Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ

Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi

Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të infektivit”, shkruan ministrja Manastirliu.