Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID-19.

Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

Siç bëri me dije dhe Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik, në Kavaleshencë po qëndrojnë dy persona, por që rezultojne negativ me COVID-19. Në karantinën shtetërore futen personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar pozitiv me COIVD 19. Personat në karantinë nuk janë me COVID, por po ndiqen e monitorohen. 

STATUSI I METËS

Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale.

Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.

Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!