Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.
Lajmin e bëri me dije ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila përmes një postimi në Facebook thotë se ndihma amerikane mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.
“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”! | Ambasadorja Yuri Kim.





