Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se këtë të premte, të shtunën dhe të dielën sportelet e qendrave të kujdesit ndaj klientit do të jenë të mbyllura në të gjithë vendin.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU Sh.A), pjesë e OSHEE Group, njofton abonentët se sot, të shtunën dhe të dielën, respektivisht 20, 21 dhe 22 mars 2020, sportelet e qendrave të kujdesit ndaj klientit (KNK) janë mbyllur në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

OSHEE njofton se kujdesi ndaj klientit do të nisë punën të hënën më 23 mars në orën 07:00.

“Për çdo nevojë për t’u informuar apo raportuar ndonjë problem, mund të telefonojnë në numrin e shërbimit call center 04 227 41 41”, thuhet në njoftim.