Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që qarkullon në rrjete sociale se në orën 23.30 të mbrëmjes se sotme Shqipëria do të dezinfektohet nga helikopterët.
Sipas njoftimit që qarkullon, sonte në orën 11.30, helikopterët do të bëjnë spërkatjen e vendit me dezinfektues, megjithatë Rama e mohoi.
“Po pse në orën 11.30 se edhe tërmeti atëherë do të binte? Sikur Shqipëria të kishte helikopterë që të dilnin për spërkatje do ishim duke bërë bisedë tjetër këtu,”– tha Rama duke qeshur.





