Pasi shifrat e Covid-19 po rriten frikshëm në mbarë botën, edhe Zelanda e Re, shteti ku jetojnë Vesa Luma dhe Big Basta, do të futet në karantinë.

Sot është dita e fundit “e lirisë” për popullin, të cilën Vesa po përpiqet ta shijojë në maksimum me familjen e saj.

Në Instagram, këngëtarja ka rrëfyer si po e përjeton këtë epidemi, të cilën e quan si “luftën e dytë” të jetës së saj, pas luftës së Kosovës.

“Duke shijuar diten e fundit te “lirise” ..kush kish me thon..kjo eshte lufta e dyte qe po e perjetoj..kesaj here ndaj nje te panjohure  Nga sot as ne fund te botes nuk vjen njeri #lockdown ..dej n’kismet ”, janë fjalët e Vesës në postim.

Vetëm sot në Shqipëri u konfirmuan 5 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 64 numrin e tyre.

Në 5 rastet e reja, 3 prej tyre janë shtetas italianë, ndërsa një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.