Presidenti Ilir Meta kërkon nga qeveria që të mirëpresë të gjitha propozimet që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Kreu i Shtetit thote se propozimet duhen mirëpritur në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.
“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë”, shkruan Meta në Facebook.





