Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar mëngjesin e sotëm mesazhin e Kancelares gjermane, Angela Merkel, drejtuar mbrëmjen e kaluar qytetarëve gjermanë, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Merkel thekson se situata është serioze dhe qytetarët duhet ta marrin seriozisht. 

“Angela Merkel

Kancelare

“Situata është serioze. Ju lutem merreni seriozisht. Që nga bashkimi Gjerman, në të vërtetë që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka patur një sfdë tjetër për kombin tonë që të kërkojë një shkallë të tillë veprimi të përbashkët dhe të bashkuar”.

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”, shkruan Balla në Facebook.