Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Borizanës në Fushë-Krujës.
Deri tani mësohet se kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Mësohet se një automjet “Audi” është përplasur me një kamion, duke e goditur nga pas.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





