Në një intervistë për drejtorin e Informacionit dhe gazetarin Robert Rakipllari të News24, Presidenti Ilir Meta ka shpalosur 3 prioritetet që duhet të kenë autoritetet shëndetësore dhe shtetërore sa i përket luftës ndaj koronavirusit.
Meta konfirmon se ka pasur takime me pëfaqësues të opozitës duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ja transmetuar ato qeverisë.
“Të gjithë duhet të jemi bashkëpunues dhe të gjithë duhet të jemi reflektues se është një ekperienncë e re që askush nuk e kishte menduar dhe Shqipëria ka pasur disa eksperienca pozitive në të kaluarën, me SARS apo gripin e derrit apo disa fenomeneve të ngjashme. E para mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, pasi ata do të vijojnë të jenë në front. Së dyti testimi është i rëndësishëm dhe marrja e masave për infrakstrukturën për ata që kanë shqetësime. Prioritet për terapi intensive pra bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam marrë garanci nga Ministrja sa i përket respiratorëve apo poste shtesë, reanimacionit që në çdo rast të shpëtosh çdo jetë. Jam takuar dhe me përfaqësues të opozitës që kanë një qasje kritike dhe është normale sa i takon pozicionit opozitar. Edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë mendimin se ka dhënë përmirësime, pasi dhe disa nga shqetësimet e tyre ja kam transmetuar qeverisë. I rëndësishëm bashkëpunimi, parandalimi dhe qetësimi të ruajtjes së një atmosfere pozitive në shoqëri, familje sepse paniku në çdo rast nuk është një aleat i mirë, është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirmshëm dhe të gjithë duhet të punojmë për përgjegjshmëri, transparencë”,– tha Meta.





