Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë emigrantëve që jetojnë në Itali dhe i shkruajnë në Facebook nga zona e dhimbjeve më të mëdha të luftës.
Rama u kërkon që të ndajnë eksperiencën e tyre të errët me miqtë dhe të afërmit këtu në Shqipëri, që sipas tij nuk e kanë kuptuar ende situatën dhe ankohen sikur jemi në një lojë kukamçefthi.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve ju që jeni në Itali dhe shkruani në faqen time fjalë të ndjera, të mençura, të vërteta nga zona e dhimbjeve më të mëdha të luftës. Ju lutem shkruani sa të mundeni, kurdo e kudo mundeni përmes fejsbukut tuaj dhe foluni sa më shumë nëpër telefona të afërmve e miqve tuaj këtu në Shqipëri, jepuni kurajo e forcë duke u thënë të vërtetën! Ndihmoni që ata që s’e kanë kuptuar apo s’duan ta kuptojnë akoma, që jemi në një luftë të vërtetë dhe ankohen sikur jemi në një lojë kukamçefthi, të vijnë sa më shpejt në vete e të mbledhin mendjen! Viva l’Italia rroftë Shqipëria”, shkruan Rama.





