Lufta për të shpikur vaksinën ndaj koronavirusit të ri po intensifikohet.

Ditën e sotme mësohet se është testuar te njeriu vaksina e parë që mund të luftojë koronavirusin.

Vullnetarja është një grua nga Shtetet e Bashkuara, nënë e dy fëmijëve.

Ajo është injektuar sot me vaksinën me emrin ‘mRNA-127’ e zhvilluar nga kompania amerikane ‘Moderna Inc’.

‘Ndjehem shumë mirë’, ishin fjalët e para të saj pasi u injektua me vaksinën.

43-vjeçarja Jennifer Haller tha se është e lumtur që është bërë pjesë e diçkaje kaq të madhe.

Injeksioni nuk i infekton vullnetarët me koronavirus, pasi nuk e përmban virusin, por në këtë fazë po testohet nëse përbërësit e saj mund të shkaktojnë efekte anësore te pacientët.