Në një kohë kur Shqipëria po përballet me koronavirusin, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vjen me një apel për qytetarët.

Përmes një mesazhi, ajo iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë urdhrin e qeverisë, për të evituar daljet dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Xhaçka ka zgjedhur një foto të një ushtaraku në terren, për të dhënë mesazhin e qartë, duke theksuar faktin që ‘t’i ndihmojmë djemtë tanë që ndodhen në krye të detyrës’.

“Qëndroni në shtëpi!
Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës!
Frikë jo, kujdes po!”,
thuhet në mesazhin e Xhaçkës.